Lajme

Vuçiq tregon kushtin për Kosovën që të vazhdohet me dialogun

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 18 December 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi në New York është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe me të ka folur për, siç përcjell n1, “hapat e njëanshëm të Kosovës dhe situatën në rajon”.

Vuçiq e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm që në kumtesën e vet e “ka shfaqur brengosjen për shkak të vendimit të Kosovës që ta themelojë Ushtrinë dhe ka theksuar se Kosova me hapat e vet po e rrezikon stabilitetin rajonal”.

Vuçiq e ka përsëritur fjalinë e vet se”Serbia edhe më tej përpiqet për vazhdimin e dialogut por , siç ka thënë ai “ pasi Kosova t’i tërheqë vendimet joracionale”.

-Advertisement-

Në kumtesë theksohet se Vuçiqi ka thënë se Serbia i jep rëndësi të veçantë punës së UNMIK-ut në Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera