Lajme

Vuciq thotë se Rama po e mbështetë idenë e tij për treg të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 26 January 2018

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq po vazhdon të promovojë idenë e tij për tregun e përbashkët ballkanas.

Ai është i bindur se një gjë e tillë sjellë përfitime dhe për këtë thotë të ketë marrë edhe dritën e gjelbër nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.Vuciq dhe Rama janë takuar në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

“Vazhdoj të promovojë dhe punojë në idenë time për zonë ekonomike regjionale megjithëse e di se cila shtete janë kundër”, tha ai.

-Advertisement-

“Kjo nuk është çështje politike, nuk është krijim i Jugosllavisë dhe Shqipërisë”, theksoi ai.Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar fuqishëm nga Kosova.

Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se një treg i tillë nuk është i favorshëm për Kosovën e cila gjendet e izoluar në mes të këtij rajoni.Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon ndryshe. Ai beson në një treg të tillë.Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar edhe nga Kroacia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera