Lajme

Vuçiq thotë se po përgatitet para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është opsion

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 19 July 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Brukselit, për takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq publikoi një fotografi në aeroplan duke thënë se ‘ kurrë nuk është e këndshme të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë’.

Ndër të tjerash, ai tha se ‘dorëzimi nuk është një opsion’.

-Advertisement-

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera