Lajme

Vuçiq thotë se ideja për “Liqenin Trump” ishte e serbëve të Kosovës: Ata e duan Trumpin

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 27 September 2020

I pyetur se kush e ka propozuar idenë për të emërtuar Liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, ai u përgjigj se kjo ka ardhur nga serbët e Kosovës.

“Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar. Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, u shpreh Vuçiç.

Ai shprehur mirënjohje për Trump duke thënë se ishte i bindur që Presidenti amerikan do të vizitonte Serbinë.

-Advertisement-

Presidenti serb më tej bëri thirrje për bashkim të serbëve pasi koha e luftërave ka kaluar tashmë dhe në paqe duhet të mendojnë për të mirën e vendit.

“Ndaj është shumë e rëndësishme që të garantojmë paqen dhe të kemi më shumë fëmijë në të ardhmen. Serbia nuk ka të ardhme nëse ne nuk mendojmë për këtë gjë. Kur jeta është shumë e mirë, ne kemi numër të ulët fëmijësh”, deklaroi ai./Euronews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera