Lajme

Vuçiq thotë se Britania e Madhe qëndron prapa aksionit në Mitrovicën Veriore

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 October 2021

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që dëshironi”, tha ai, raporton b92.

Vuçiq tha se gjithçka në Kosovë bëhet me mbështetjen e vendeve të Quintit. Ai ka aluduar se aksioni në veri është i mbështetur nga Britania e Madhe.

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe do t’i dua gjithmonë, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, u shpreh Vuçiq.

Kujtojmë se Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera