Lajme

Vuçiq tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet Xhaferi

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 12 February 2024

Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

-Advertisement-

Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për mediat amerikane foli për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa tha se ai po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas Vuçiqit, Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Nuk ndalet Vuçiq, pretendon se Kurti i urren Kombet e Bashkuara: Ka preferencë për NATO-n

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim të madh nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiqi ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera