Lajme

Vuçiq: Të gjithë duan t’i japin fund sagës me Kosovën, s’do zgjedhin mënyra

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 20 October 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë do të rritet, pasi sipas tij, të gjithë e duan fundin e sagës me Kosovën.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do të zgjedhin mënyra për të arritur në fund të asaj, që ai e quan sagë.

“Situata rreth Kosovës është shumë e ndërlikuar dhe e jona është të luftojmë për paqen dhe të bëjmë gjithçka për ta ruajtur atë, gjë që po e bëjmë. Nuk duhet të kemi panik dhe të mendojmë se dikush do ta rrëzojë atë paqe, por duhet të jemi të gatshëm t’i rezistojmë të gjitha provokimeve”, është shprehur Vuçiq.

-Advertisement-

Kujtojmë se ishte i dërguari special i ShBA-së ai që vizitoi Serbinë një ditë pasi vizitoi Kosovën, me të cilin, sipas Vuçiqit, biseduan për të gjitha çështjet që janë të hapura në raport me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera