Lajme

Vuçiq takon senatorët amerikanë: Zgjidhja për Asociacionin bazohet ekskluzivisht në marrëveshjen e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 25 May 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se prioritet për Serbinë është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters.

Kreu i shtetit serb në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka theksuar se senatorët amerikanë i ka falënderuar edhe për angazhimin e tyre në mbështetjen e dialogut me Kosovën.

-Advertisement-

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”.

Vuçiq deklaroi se në takim ka ripërsëritur vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters gjatë së hënës qëndruan për vizitë në Kosovë ku në mesin e temave të diskutimit me krerë shtetërorë ishte edhe formimi i Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera