Lajme

Vuçiq takon Lajçakun, ankohet për “situatë të padurueshme të serbëve” në Kosovë, kërkon angazhim konkret nga ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 15 Mars 2024

Presidenti i Serbisë, Alekander Vucic, ka njoftuar për takimin që sot ka pasur me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Siç ka shkruar Vuçiq në “instagram”, në takim kanë folur për atë që Vuçiq e ka cilësuar si “situatë të padurueshme” të serbëve ne Kosovë.

Presidenti serb ka thënë se në takim kanë shqyrtuar mundësitë dhe temat për të vazhduar diskutimet në Bruksel si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të raporteve, shkruan Gazeta Express.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq pas takimit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy