Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 14 May 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Vuçiq tha “se ruajtja e stabilitetit në rajon është me interes jetik për Serbinë”.

Sipas tij, lëvizjet siç i quajti “arbitrare” të Kosovës dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën “në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe bashkëpunimit në rajon”.

-Advertisement-

Siç shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bisedë ka përsëritur mirënjohjen e tij për Rusinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera