Vuçiq: Shtensionimi i situatës është detyrë kyç

Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 28 October 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë.
Më 28 tetor, Vuçiq u takua në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.
Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës.
Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM (Mitrovica e Kosovës), që Kosova i konsideron ilegale. Prishtina ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, të gjithë qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) janë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia, dhe sipas shifrave të fundit, vetëm 20 prej tyre janë riregjistruar në RKS.
Kryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – më 27 tetor paralajmëroi se do të vendosen bllokada në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit do të konfiskojë targat dhe makinat e serbëve.
Kosova ka thënë se pas kësaj date, makinat me targat e lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë brenda territorit të shtetit, e as të kalojnë kufirin.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, por sipas zyrtarëve në Uashington, Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.
Më 25 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.
Por, Kurti ka thënë se afati është shtyrë një herë, pasi vendimi për riregjistrim ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, serbët lokalë atëbotë bllokuan rrugët në veri, për të kundërshtuar këtë vendim si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje dhe ekzekutivi shtyu për një muaj zbatimin e vendimeve. Pak më vonë, çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia e kanë zgjidhur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./REL

Të tjera
-
Rama: Opozita po kërkon transparencë, por po e bllokon PZHK-në të dalë në konsultim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se opozita po k...
-
Papa Françesku la 200 mijë euro në llogari, të gjithë u habiten se kujt ia la paratë!
Papa Françesku kishte 200 mijë euro në llogarinë e tij private. Para se të...
-
Presidentja Osmani ndan Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në P...
-
Zelensky ndërpret vizitën në Afrikën e Jugut pas su* lmeve gjatë natës në Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po viziton sot Afrikën e Jugut...
-
Pasuria e Memli Krasniqit: Mbi 76 mijë euro në bitcoin, apartament, shtëpi, bibliotekë e vepra arti
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar pasur...
-
Osmani në Finlandë ndan vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim para studentëve të Universitetit të He...
-
Endriti ia uron ditëlindjen babait të tij, Hashimit: Krejt jetën nuk numërove vite, por suksese për Kosovën
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij në ...
-
Dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme, me p...
-
Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë – deklarimi i plotë
Ajo ka deklaruar 4 mijë e 781.16 kursime nga paga mujore në Kosovë dhe 203.75...
-
“Shiu është bereqet”, përgjigja e Kurtit kur pyetet për dështimin e konstituimit të Kuvendit
“Shiu është për bereqet”, kaq ka thënë kryeministri Kurti kur është pyetur pë...
-
Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, do të takohet me Bislimin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një...
-
Edhe Hamza uron Thaçin për ditëlindje: U gëzofshim sa më shpejt me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë
Në ditëlindjen e 57-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, një urim...