Lajme

Vuçiq shkon në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor për “Ballkanin e Hapur”

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 15 December 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor në takimin e radhës të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Kështu ka raportuar media serbe Tanjug duke thënë po ashtu se në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.

-Advertisement-

Në takimin e fundit ishte paralajmëruar se i radhës do të mbahej në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës (Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera