Lajme

Vuçiq: Serbia duhet të marrë pjesë në krijimin e Asosiacionit

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 05 May 2017

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Asociacioni i Komunave serbe në Kosovës duhet të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas tij vetëkupton edhe pjesëmarrjen e Serbisë në krijimin saj.

Shefi i Qeverisë dhe kryetari i zgjedhur serb, sot është takuar me drejtoreshën e Sektorit për Europën Perëdnimore, Ballkanin Perëndimor e Turqinë në Shërbimin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Angelina Eichhorst.

Me këtë rast, siç njofton rts, është shfaqur shpresa për vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë.

-Advertisement-

Vuçiq gjatë këtij takimi ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe në Kosovës duhet të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas tij vetëkupton edhe pjesëmarrjen e Serbisë në krijimin saj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera