Lajme

Vuçiq: Serbia do t’i përgjigjet Kurtit, do të ketë pasoja të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 21 March 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sot për zhvillimet e fundit në rajon dhe botë. Madje ai tha se Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës dhe se mund të ketë pasoja të mëdha pas zhvillimeve të fundit.

Vuçiq tha se Qeveria e Malit të Zi ndaloi votimin në Beranë dhe në disa vende të tjera për zgjedhjet serbe, ndërsa “nga Qeveria Kurti u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës për të organizuar votimin”.

“Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigje do të marrin. Përgjigjen e njerëzve serioz dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ai ka paraqitur parashikime të këqija për vazhdimin e luftës në Ukrainë, derisa nuk përjashtoi konflikte shumë më të mëdha se vetëm në dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tilla”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe presidenti serb, Vuçiq thirri për sot mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare serbe për të diskutuar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 3 prillit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit, ka deklaruar se qeveria që ai drejton synon që të drejtat e serbëve të mos shkelen, por në të njëjtën kohë edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës.

“Konsiderojmë që në njërën anë, nuk duhet t’iu pamundësojmë serbëve në Kosovë, që e kanë përveçse nënshtetësinë e Kosovës edhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër, kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e Kuvendit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhjeje që do të marrim në të ardhmen”, është shprehur Kurti ditë më parë, në një konferencë të mbajtur për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera