Lajme

Vuçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’u bashkëngjitet sanksioneve antiruse

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 21 June 2017

Serbia ka për qëllim që t’i ruajë marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe asnjëherë nuk do t’u bashkangjitet sanksioneve antiruse, deklaroi mbrëmë presidenti serb Aleksandar Vuçiq në intervistë për televizionin kombëtar RTS. Ai si qëllim të politikës së jashtme serbe e theksoi edhe përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën.

“Ne ecim nëpër rrugën evropiane. Qëllimi ynë është që t’i ruajmë marrëdhëniet stabile miqësore me Rusinë dhe ne asnjëherë nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Qëllimi ynë i dytë është zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën”, theksoi Vuçiq në pyetjen nëse qeveria e re do të jetë properëndimore.

Më 15 qershor Vuçiq e propozoi Ana Bërnabiqin për kryeministre dhe e porositi që t’i përforcojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, me Rusinë, me Kinën dhe me SHBA-në.

-Advertisement-

 Si detyra kryesore i theksoi rritjen e autoritetit të Serbisë në planin ndërkombëtar dhe zhvillim të ekonomisë kombëtare. Presidenti i Serbisë theksoi se edhe asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Si mundem ta njohë Kosovën, nëse mbi Kushtetutë u betova se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën”, theksoi Vuçiq.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera