Vuçiq: S’e njohim pavarësinë e Kosovës, Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 24 December 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron që të zbatojë asnjë marrëveshje.
Vuçiq, mes tjerash, në një konferencë për media, ka potencuar se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, dhe Serbia do ta zbatojë atë që kemi thënë, por do të presim edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga kartat e identitetit te targat e gjithçka tjetër, mirë, ne jemi përpjekur gjithmonë të arrijmë një kompromis. Do të mundohemi edhe në të ardhmen”, ka theksuar Vuçiq, shkruan Blic.rs.
“Nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën ata mund të qëndrojnë në veri të Kosovës si forca të sigurisë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtorin. Asnjë nga këto nuk ishte rasti. Pavarësisht persekutimit të popullsisë, numri i foshnjave të porsalindura do të jetë më i lartë se vitin e kaluar. Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që tha, por do të presë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi bërë letërnjoftime, targa, gjithmonë jemi munduar të arrijmë një kompromis”, tha Vuçiq.
“Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...