Lajme

Vuçiq: S’ kam parë dokument të BE-së për Kosovën, të tjerët i kam hedhur poshtë

Autori: Gazeta inFokus 06:38 | 13 June 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ka parë asnjë dokument të Bashkimit Europian lidhur me marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën, porse i ka parë disa dokumente të tjerë të cilët i ka hedhur poshtë, transmeton Koha.net.

“Si dokument të BE-së s’e kam parë asnjë, as si projekt dokument dhe as si propozim. I kam parë disa dokumente të tjerë dhe i kam hedhur poshtë. Kurrë nuk m’i kanë treguar dhe s’i kam parë”, citon Novosti të ketë thënë Vuçiq.

“Kur të arrijë diçka serioze, do të ju njoftoj “, ka theksuar kryetari serb.

-Advertisement-

Duke folur për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, Vuçiq ka thënë:

„Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve, por për zgjidhje të mëdha, zgjidhje që duhet ta shënjojnë të ardhmen tonë , me paqe kompromis, për të duhet të keni BE-në, por edhe fuqitë e mëdha, SHB A-në, Rusinë e Kinën”.

Ai ka përfunduar se për të gjitha këto tashmë ka folur me presidenti rus Putin, me ambasadorin e tij Çepurin si dhe me ambasadorin amerikan Kyle Scott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera