Lajme

Vuçiq reagon për kandidimin e Haradinajt kryeministër, tregon çka do ndodh me dialogun

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 18 May 2017

Kryeministri dhe njëherësh president i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se asociacioni i komunave me shumicë serbe, edhe pse për gjithçka është dakorduar në Bruksel, edhe katër vjet që nga atëherë ende nuk është formuar.

Ai tha se duket që nuk ka kurrfarë vullneti nga Prishtina për formimin e asociacionit dhe se serbët do të thirren në marrëveshjen e Brukselit, dhe mbetet që çështja se si ajo do të zbatohet nga të tjerët.

Vuçiq ka thënë se është poshtëruese për BE-në para se gjithash që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të jetë pjesë e delegacionit të Prishtinës në dialogun në Bruksel dhe konsideron se BE-ja nuk mund ta lejojë këtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera