Vuçiq reagon pas tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojçiqin
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 01 March 2021
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi që dje është raportuar se është tërhequr urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiqit.
Dje në media është raportuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.Milan Radoiçiq ka qenë në kërkim me anë të një letër- rreshtimi në lidhje me vrasjen e ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Radoiçiq po dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e Ivanoviqit.
Vuçiq ka reaguar për këtë rast duke thënë se “ne e dinim gjatë gjithë kohës që Radoiçiq nuk mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq”.
“Kam lexuar lajmet, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka atje, sepse nuk e besoj kurrë derisa të kalojnë disa ditë, kështu që nuk jam i sigurt se çfarë thanë autoritetet shqiptare në Prishtinë. Unë ju kam informuar për këtë disa herë”, tha Vuçiq.Ai thotë se autoritetet serbe morën në pyetje Radoiçiqin dhe se ndryshe nga të tjerët, ai kaloi poligrafin.
“Ai ra në tema të tjera, por ai e kaloi çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviq,” deklaroi Vuçiq.“Po tregohet se si ishin ato histori dhe sa të pabazuara ishin. Kush do t’ia kthejë tani njeriut që na akuzoi. Presidenti i një vendi u akuzua për pjesëmarrje në një vrasje,” tha presidenti serb.
Të tjera
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vras Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...