Lajme

Vuçiq publikon foton me Ramën dhe Zaevin

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 28 July 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar në Instagram një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiq.

-Advertisement-

Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të ketë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kundërshtuar që nga fillimi iniciativën e Minishengeit Ballkanik, duke kërkuar që Kosova të trajtohet si entitet i barabartë me tri shtetet tjera të rajonit.

Si rrjedhojë kryeministri Kurti nuk do të merr pjesë në Samitin e Shkupit, ku pritet të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera