Lajme

Vuçiq propagandon para protestës së serbëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 22 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar para një proteste të paralajmëruar të serbëve në Kosovë.

Përmes një adresimi të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ai “do të ofrojë mbështetje serbëve dhe nuk do të fshihet pas të fuqishmeve në botë”.
Vuçiq ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestë, si dhe është shprehur i bindur që do të jetë një protestë me shumë pjesëmarrës.

Presidenti serb ka deklaruar të mërkurën se barrikadat në Veriun e Kosovës do të largohen kur të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

-Advertisement-

Serbët në veri protestojnë sot

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera