Lajme

Vuçiq pritet ta dekorojë mbështetësin e Millosheviqit me medaljen më të lartë të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 08 May 2021

Të hënën, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet ta dekorojë poetin austriak dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen Urdhri i Yllit të Shkallës së Parë të Karagjorgjit.

Medalja do t’i dorëzohet Handkes në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, siç thuhet në njoftim, por nuk është shpjeguar se për çfarë arsye do t’i ipet saktësisht, shkruar radiosarajava, transmeton Gazeta Express.

Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit është një dekoratë në Serbi që jepet qytetarëve për merita speciale dhe sukeseve në prezantimin e shtetit.

-Advertisement-

Mohuesi i gjenocidit, Peter Handke është dekoruar me Urdhërin e Republikës Serbe në një fjongo në Banja Llukë ditën e djeshme.

Poeti austriak është i njohur për mbështetjen e tij për regjimin e Millosheviqit dhe për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera