Vuçiq: Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohje të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 23 February 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbinë e pret një periudhë e vështirë. Ai ka shtuar se pret që të ketë një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja për ta njohur Kosovën.
Vuçiq ka thënë se është me rëndësi të kuptohet pozita e rëndë në të cilën gjendet Serbia, veçanërisht pas ndryshimit të administratës amerikane.
“Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja mbi vendin tonë për të përmbushur rreth, siç thonë amerikanët, një Kosove të njohur, pasi njohja e Beogradit nga Kosova nuk do të thotë asgjë për ne dhe është pak qesharake. Në të njëjtën kohë, BE-ja do ta përdorë një fjalor më ndryshe, por shkon drejt të njëjtit qëllim. Ne na pret një periudhë e vështirë”, ka thënë Vuçiq në konferencë për media, raporton Tanjug.
Vuçiq ka shtuar se do të bisedojë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, në fundjavë dhe do t’i thotë se çfarë mundet Serbia e çfarë nuk do të bëjë me asnjë çmim.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 14 shkurt. “Analizuam zgjedhjet e fundit në Kosovë e Metohi. Mes popullatës serbe u konstatua mbështetje absolute për Listën Serbe. Ajo është më e madhja në veri dhe në përputhje me këtë do të marrim masa për t’iu kundërvënë dhunës së subjekteve politike shqiptare”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...