Lajme

Vuçiq: Presim formimin e Asociacionit, s’ka njohje të Kosovës dhe as anëtarësim të saj në OKB

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 24 December 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se presin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa hodhi akuzat e zakonshme këtej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk dëshiron ta zbatojë asnjë marrëveshje”.

Ai tha se Serbia gjithmonë është përpjekur të arrijë një kompromis.

“Ne jemi gjithmonë pro ‘Ballkanit të Hapur’, nuk kemi asnjë problem me këtë, por gjithmonë do të bëjmë një mohim për t’ua bërë të ditur të gjithëve se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të pranojë asnjë dokument që e detyron atë ta mbështesë dhe ta ndihmojë të ashtuquajturin anëtarësim të Kosovës në OKB. Ne nuk do ta pranojmë një detyrim të tillë as në afat të gjatë dhe as në afat të shkurtër”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ai shtoi se pret një polemikë të gjerë për këtë tash në janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera