Vuçiq: Po shtohet presioni ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 28 September 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi gjatë së mërkurës se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një fabrike ku më pas u deklarua për gazetarë se po lufton shumë për Serbinë.
Vuçiq u shpreh se duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë “kur të ketë paqe” mes Serbisë dhe Kosovës dhe se shteti serb ka mbrojtur disa nga pozicionet e saj.
“Luftoj për këtë vend, nuk me intereson çfarë do të thonë për Serbinë, po sigurohem që Serbia të mos bie nën sulmin e tyre, pasi po mendoj për atë që tha zonja Merkel për të nesërmen, sepse ju e dini se dita e pasme ekziston gjithmonë. Dikush duhet të mendojë se çfarë do të bëjmë nesër kur të kemi paqe, nëse i kemi ruajtur apo jo disa nga pozicionet tona, çfarë kemi bërë me vendin tonë, nëse i kemi mbrojtur me sukses interesat tona apo jo. Dhe më lejoni t’ju them se presionet janë të shumta, ato do të shumohen, kam thënë që 4 muaj më parë që do të jetë e padurueshme nga 15 shtatori, keni deklarata të panumërta që flasin për këtë dhe pres që pas gjithë këtyre bisedimeve të jam në gjendje të flas më shumë për këtë qytetarëve të Serbisë”, deklaroi Vuçiq.
Presidenti serb tha se ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës pasi edhe Skocia dhe Katalonia janë duke përmendur Kosovën për interesat e tyre.
Ai tha se do të ndjekë me vëmendje mbledhjen e Këshillit të Evropës se çfarë do të bëjë me aplikimin e Kosovës, ndërsa duke përmendur referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë dhe vendimin që do të marrë Rusia si dhe Samitin e Pragës më 6 tetor, u shpreh se fillimi i tetorit do të jetë i ngarkuar.
Por premtoi se do të mbajë të gjithë qytetarët serbë të informuar përmes një konference me datë 8 tetor. Megjithatë u shpreh se nuk do të jetë e lehtë.
“Këshilli i Federatës Ruse me siguri do të marrë një vendim për bashkimin e këtyre territoreve (zonat e Ukrainës ku janë mbajtur referendumet) me Federatën Ruse, kështu që data 5 do të jetë vështirë, kështu që unë jam shumë i interesuar se si ata (Këshilli i Evropës) mendojnë se do të nisin procedurën për pranimin e Kosovës vetëm një apo dy ditë pas kësaj, kur të shihni që tashmë keni Skocinë dhe Katalonjën të cilat i referohen Kosovës sepse nuk ka raste suigeneris në të drejtën publike ndërkombëtare dhe fatkeqësisht kisha të drejtë, pikërisht kur fola për këtë, por pikërisht për këtë do të rritet presioni dhe nervozizmi për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe nuk do të jetë e lehtë për ne”, deklaroi Vuçiq.
Vuçiq tha se Serbia nuk do dhe nuk mund t’i njohë referendumet në lindje të Ukrainës, sepse i përmbahet Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.
Të tjera
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...