Lajme

Vuçiq: Po na kërkojnë njohjen e Kosovës, nuk jemi të interesuar

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 24 November 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë pas marrëveshjes së mbrëmshme për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mes tjerash ka thënë se Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një rekomandim, e jo një rezolutë, e që sipas së cilës i kërkohet Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata po kërkojnë nga ne njohje reciproke”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

“Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke”, shtoi ai.

Këto komente kreu  shtetit serb i  bëri pas takimit që pati me anëtarin serbe të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Cvijanoviq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Ai shtoi se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel dhe situatën në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera