Lajme

Vuçiq: Pjesëmarrësit e takimit të Kranjit, “hipokritë”

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 18 May 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë për gazetarët serbë se në Kranj është diskutuar për kufijtë u ku ka folur për “hipokrizinë” në të cilën, siç thotë, “ata që ndryshuan kufijtë flasin kundër ndryshimeve të kufijve, ose ata edhe vetë thonë haptas se kanë përfituar nga ndryshimet e kufijve”.

Sipas tij, ajo për të cilën ai personalisht ka insistuar ishte të futet një fjali në lidhje me Kombet e Bashkuara dhe për kufijtë të njohur nga KB ose nga ndonjë organ i KB, gjë që nuk u pranua nga “shumica e anëtarëve të pranishëm”.

Dhe, siç vlerëson ai, kjo është për shkak se “kjo nuk u kuptua nga të pranishmit sepse ata mendojnë se janë shumë më të rëndësishëm se KB”.

-Advertisement-

“Çfarë kërkojnë atje ndonjë Kinë apo Rusi, këto janë vende të parëndësishme në raport me disa që ishin të pranishëm atje, kështu që nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për diçka të tillë”, është përpjekur të ironizojë Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera