Vuçiq përgjigjet: Zoti i Kosovës, Kadri Veseli në Nish mund të vijë vetëm si turist
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 16 January 2018
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, po mban në këto çaste konferencë për media lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Vuciq ka shfrytëzuar rastin që në këtë konferencë t’i kundërpërgjigjet Kadri Veselit rrethe deklaratës së tij se ‘nesë Sërbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”.
Presidenti serb ka thirrur konferencë për media pas zhvillimeve të 24 orë të fundit. Fillimisht ai ka komentuar deklaratën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili dje në Recak tha se ‘nëse kthehet Serbia në Kosovë, nuk ndalemi deri në Nish’.
Vuciq e ka quajtur Veselin “Zoti i Kosovës”, ndërsa thotë se ai në Nish mund të shkojë vetëm si turist.
“Është çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë. Veseli ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish dhe ne e kemi kuptuar mirë këto kërcënime, si dhe heshtjen e atyre që është dashur të reagojnë në sekond”, ka thënë Vuciq.
Ai poashtu pati edhe një mesazh për kryeparlamentarin Veseli.
“Mesazhi ynë për Veselin është se ai nuk do të vijë deri në Nish dhe këtë qytet ai mund ta vizitojë vetëm si turist”, ka shtuar ai.
Presidenti serb foli për vrasjen e liderit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, duke thënë se do të kërkojë që në hetimet për vrasjen të përfshihet edlhe Serbia.
Ndryshe, menjëherë pas vrasjes së Ivanocitit, Serbia ndërpreu bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku po qëndrojnë ekipet e të dyja palëve.
Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.
Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.
Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...