Vuçiq për zhvillimet në veri: Do ta bisedojmë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, s’ka pasur krizë më të madhe
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 26 May 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe partia e tij, SNS, ka mbajtur një tubim sot në Beograd si kundërpërgjigje ndaj protestave të organizuara nga qytetarët e pakënaqur në Serbi.
Në këtë tubim Vuçiq ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës.
Ai theksoi se përfaqësuesit e QUINT-it kanë heshtur për të gjitha këto dhe tani po e dënojnë, por pasi shqiptarëve u lanë të mbaronin punën.
“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd, u sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë.”, tha presidenti serb.
Presidenti njoftoi se pas këtij takimi do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Kosovën.
“Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, ka thënë ai para mijërave njerëzve të tubuar në një miting në Beograd.”, tha ai.
“Për shkak të kësaj, dhe për shkak të gjithçkaje që na ka ndodhur, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, tha Vuçiq para turmës.
Kujtojmë që sot, e premte, Policia e Kosovës ka intervenuar për të larguar serbët lokalë nga dyert e ndërtesave komunale në tre komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objekte.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...