Lajme

Vuçiq për zgjedhjet në veri: Me krenari mund të them se vetëm disa serbë kanë votuar

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 23 April 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar për zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore të vendit.

Ai ka thënë se është krenar që në zgjedhjet e sotme kanë dalë pak serbë për të votuar.

“Me krenari duhet të them se deri në këtë moment kanë dalë vetëm disa serbë në të katër komunat së bashku. Serbët duan t’u shërbejnë interesave të tyre, duan paqen, duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan nova.rs.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera