Vuçiq për targat: Stano konfirmoi se kemi të drejtë, nuk ka afate kohore

Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 31 March 2023
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Novi Pazar tha se, pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se marrëveshja për targat e datës 23 nëntor të vitit të kaluar nuk ka kufizime dhe afate kohore, është e qartë se Serbia nuk është pajtuar për asgjë, shkruan Danas.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse targat KM mbeten në veri të Kosovës, Vuçiq tha se Stano ka konfirmuar se “kemi të drejtë”.
“A është në gjendje BE-ja ta bindë Kurtin ta bëjë këtë apo jo? A është faji im që në Jarinje dhe Bërnjak u ngrit ajo që disa e quajnë pikë kufitare dhe të tjerë pikëkalim administrativ? Jo, më në fund e vendosën në vitin 2011, dhe po, nuk po e përmend atë që ka ndodhur në 2008, 2009 dhe 2010”, tha Vuçiq.Ai ka thënë se “do të luftojë dhe do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar popullit serb në Kosovë”, i cili , sipas tij, “është duke duke përjetuar një presione nga autoritetet në Prishtinë, të cilët nuk duan të zbatojnë asgjë për të cilën është rënë dakord”.
Kujtojmë se zëdhënësi i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Peter Stano, i pyetur nga N1 për marrëveshjen mes dy palëve për targa, e cila u raportua se skadon në mesnatën e sotme, tha se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës më 23 nëntor, nuk ka asnjë afat të caktuar, e as datë skadimi.

Të tjera
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...