Lajme

Vuçiq: Për fat të keq Serbia vet e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 13 September 2017

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e ka legjitimuar vet pavarësinë e Kosovës, kur ka dërguar pyetjen rreth legalitetit të shpalljes së pavarësisë në vitin 2009.

Presidenti serb ka theksuar se Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq i cili identifikohet me përpjekjen e Serbisë për ta kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kishte bërë të kundërtën për shkak të pyetjes së gabuar, ose siç ka thënë ai, pyetjes kriminale që e kishte dërguar në këtë institucion.

“Sot e kemi një pozitë tjetër, ndryshe nga ajo që e kemi pasur, sot zëri i Serbisë dëgjohet përsëri. Mos më shtyni t’ua rikujtoj se nëpër çfarë kemi kaluar ne të kaluarën, për fat të keq vet ne si vend ia ka dhënë legalitetin dhe legjitimitetin pavarësisë së Kosovës, me pyetjen kriminale që e bëmë në vitin 2009, se e kanë pasur ata të drerjtë për ndarje apo nuk kanë pasur, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi i GJND’së ishte nënçmues dhe katastrofal për ne” ka theksuar Vuçiq.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera