Lajme

Vuçiq për çështjen e dinarit thotë se ne e çuam Petkoviqin në Bruksel për të diskutuar, pala tjetër nuk erdhi

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 29 February 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një konferencë për media nga Tirana pas përfundimit të takimeve në kuadër të Samitit për rajonin, është pyetur edhe për çështjen e dinarit dhe Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se edhe ndërkombëtarët janë kundër një vendimi të tillë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se nuk po e kuptojnë pse pala kosovare po vepron në një mënyrë të tillë.

Shefi i shtetit serb ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për të biseduar, duke përmendur faktin se në Bruksel kishte udhëtuar shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, por jo edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi.

-Advertisement-

Kreu i Serbisë ka theksuar se shpreson që Kosova të veprojë në mënyrë të arsyeshme në të ardhmen, pasi sipas tij, vendimi për ndalimin e dinarit do të shkaktojë probleme për serbët që jetojnë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera