Lajme

Vuçiq pas takimit në Bruksel: Të gjithë e kuptuam nevojën për stabilitet dhe paqe

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 25 May 2017

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha pas darkës së mbrëmshme me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Bruksel ka rezultuar me diskutime të mira për çështjet konkrete dhe problemet e rajonit.

“Mendoj se e kemi kuptuar se puna jonë është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin për të ecur përpara në rrugën tonë evropiane dhe për të bashkëpunuar.

Ajo që është e rëndësishme për mua është se e kam përsëritur idenë e krijimit të një zone të vetme ekonomike dhe të tregut të vetëm për Perëndimin Ballkan “.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera