Lajme

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Pata bisedë serioze për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 17 October 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka pasë një bisedë serioze me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram “E ardhmja e Serbisë” pas takimit që pati në Beograd me Lajçakun, transmeton Klankosova.tv.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”.

-Advertisement-

Zyrtari evropian të enjten qëndroi në Kosovë ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.

“Për mua është e rëndësishme që të sjellë konkluzionet dhe t’i diskutojmë ato. Unë do të jem në Beograd më të njëjtën agjendë dhe të njëjta çështje dhe dua që të gjejmë zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura”, është shprehur Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Bislimin javën e kaluar në Prishtinë, pra për çështjet si ajo e dialogut, targat dhe energjetikën, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera