Lajme

Vuçiq pas takimit me Biden: E pyeta Ramën çfarë të bëjë Serbia kur të hiqet kufiri mes Kosovës e Serbisë dhe çka do të bëjë BE-ja?

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 17 February 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot për gazetarët në Mynhen se ka biseduar me ish zëvendës presidentin amerikan Joe Biden për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe me kongresistë amerikanë që janë interesuar për rastin Bytyqi, shkruan “Danas” transmeton inFokus.

Ai ka thënë se Joe Biden ka shprehur dëshirën e vazhdimit të dialogut me Prishtinën dhe të ruhet paqja në regjion. Vuçiq ka theksuar se më herët Joe Biden ka pasur takim edhe me delegacionin shqiptar dhe iu ka përcjell porosinë e fuqishme për taksat dhe vazhdimin e dialogut.

Kongresistët amerikan kanë insistuar në rastin e vëllezërve Bytyqi dhe zbardhjen e tij theksoi Vuçiq, ndërkohë që ai iu ka thënë se dënon krimin e rëndë që ju ka ndodhur, po që Serbia vazhdon të gjej fakte, pro nuk mundet të arrestojë dike në bazë të tregimeve nga gazetat.

-Advertisement-

„Nëse ju keni fakte, na i ofroni, për 13 a 14 vite nuk është bërë asgjë, ndërsa mua në kërkohet të zgjedh një krim të para 20 viteve “, tha Vuçiq.

Në pyetjen pse ishte dëgjuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Vuçiq ka thënë se nuk e ka bërë për “protestat” por për disa pyetje drejtuar atij:

“ E kam pyetur çfarë të bëjë Serbia me 31 mars kur të mos ketë kufij ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë do të thotë për këtë BE, por nuk kam marr përgjigje” tha ai.

“Duhet pritur vazhdim të politikës së Tiranës dhe Prishtinës. Kjo nuk është fantazi. Është rritur në mënyrë enorme mbështetja e bashkimit dhe ajo ka arritur shifrat 72 në Kosovë dhe 75 në Shqipëri. Nuk kam iluzione dhe dyshime se ata do të vazhdojnë në atë rrugë. Kjo kontribuon shtesë në tensionet ne regjion “, ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë rreth çështjes së protestave të opozitës „1 nga 5 milionë “ në Beograd dhe Serbi, ai ka thënë se nuk i interesojnë. “Le të shëtisin sa të duan, iu dëshiroj çdo të mirë” tha Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera