Lajme

Vuçiq paralajmëroi masa të ashpra, reagon Kryeministri Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 24 May 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq pasi që ky i fundit ka paralajmëruar masa të fuqishme kundër Kosovës, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i Qeverisë, ka kërkuar reflektim nga presidenti serb, duke thënë se këto qëndrime kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje në të kaluarën.

“Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku.

-Advertisement-

Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, shkroi Haradinaj.

Ishte Vuciq ai që tha sot Serbia ka përgatitur masa të fuqishme kundër Kosovës, duke shtuar se me serbët e Kosovës do të takohet sërish pas takimit të Parisit.

“Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të ashpra kundër Kosovës, por do të shikojmë që me to të mos i rrezikojmë njerëzit tanë në Kosovë. Me serbët e Kosovës do të takohemi sërish pas takimit në Paris”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai ka shtuar se janë në dijeni se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, janë në gjendje gatishmërie dhe ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të pengojnë “qëllimin për arrestimin e serbëve”.

Siç ka deklaruar ai, në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe statusin e saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh pa heqjen e taksave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera