Fokus

Vuçiq, Papës Francesku në Vatikan, “E vlerësojmë qëndrimin tuaj ndaj Kosovës e Metohisë”

Autori: Halil Berisha 15:25 | 12 September 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë ditës së sotme në Vatikan është takuar me Papa Françeskun.

Aty, Vuçiq ka theksuar se Serbia e vlerëson qëndrimin siç e quan ai parimor të selisë së shenjtë në lidhje me mos-njohjen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht pozitën parimore të selisë së shenjtë në lidhje me njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, si dhe kuptimin e pozitës së Serbisë në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, shkruhet në profilin zyrtar të Vuçiq në instagram.

-Advertisement-

Më tej, aty thuhet se Presidenti i Serbisë dhe Papa Françesku, kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Vuçiq thotë se bashkëpunimi mes Serbisë e Kishës Katolike Romake është shumë i mirë e në një nivel konstruktiv, respekt të ndërsjellë e duke shtuar se Serbia është e angazhuar për një kohë të gjatë që të përmirësoj marrëdhëniet me selinë e shenjtë.

Presidenti Serb gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes nga ekstremizmi, respektimin e promovimin e të drejtave të popullt serb dhe siç thuhet popujve tjera jo-shqiptare në Kosovë e Metohi, mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë fetare e kulturore serbe në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Serbia është e bindur plotësisht se bisedimet përfaqësojnë mënyrën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura, kjo është arsyeja pse edhe pas vendosjes së taksës ne u përmbajtëm nga masat reciproke pasi çdo lëvizje do ta komplikonte më tej situatën. Pala jonë vazhdon të bëj angazhim konstruktiv për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme e kompromis me Kosovën e Metohinë, vetëm përmes dialogut. Sidoqoftë, duke nxitur lëvizje të njëanshme e joracionale dhe provokime të vazhdueshme, pala në Prishtinë po parandalon çdo dialog e marrrëveshje”.

Ndërsa për mediat serbe, Vuçiq ka thënë që Vatikani dëhsiron bisedime e zgjidhje paqësore mes serbëve e shqiptarëve./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera