Lajme

Vuçiq nuk ndalet veç me pezullimin e punimeve, po planifikon ekip special për kishat në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 17 August 2020

Ditëve të fundit u hap një temë e re në mes të Kosovës e Serbisë.

Kjo pasi Presidenti i kësaj të fundit kërkoi ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan – Plavë, pasi ato sipas tij janë afër Manastirit të Deçanit dhe e dëmtojnë atë, shkruan gazeta Infokus.

E punimet i pezulloj Kryeministri i Kosovëës, Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Por, si duket, Vuçiq nuk planiifkon të ndalet me kaq.

Ai po synon krijimin e një ekipe speciale për gjoja mbrojtjen e kishave në KOsovë, shkruan gazeta Infokus.

Kështu të paktën po thotë media serbe e afërt me Vuçiq, Pink.

Sipas Pink, ideja e Vuçiq për këtë ekipë speciale mori mbështetje të madhe në Patriarkanën serbe.

Vuçiq ka thënë që punimet që po kryhen në Kosovë janë në kundërshtim me civilizimin evropian dhe se këtë temë do ta hap edhe në Bruksel, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, patriarku Sava Janjiq ka thënë që krejt kjo po bëhet nga Kosova për t’ua vështirësuar sa më shumë jetën serbëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera