Vuçiq nuk do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 18 June 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 18 qershor se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.
“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.
Vuçiq saktësoi se do të vendosë nëse, siç tha ai, “teknikisht të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.
“Por, të flasim me Kurtin, jo”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme.
Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.
Vuçiq tha po ashtu se takimi me kryeministrin e Kosovës ishte kushtëzuar me përmbushjen e kërkesave të Serbisë: tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga komuna e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe lirimin e serbëve të arrestuar.
Vuçiq u shpreh se Serbia u përpoq, siç tha, që në çdo mënyrë të ruajë paqen dhe progresin.
“Sidoqoftë, sado që ne u përpoqëm që të jemi një partner serioz i fuqive perëndimore, ne jemi në rrugën evropiane, ua them sinqerisht, ata kurrë nuk na kanë parë ne në atë mënyrë. Nëse ne nuk do të respektonim çdo kërkesë, do të ishim fajtorë, edhe pse nuk jemi fajtorë”, shtoi ai.
Presidenti serb tha se shteti i tij do të mbetet në rrugën evropiane derisa ai ta udhëheqë Serbinë. Megjithatë, ai vlerësoi se gjatë kësaj periudhe, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së.
Ftesa nga Brukseli për takimin mes dy liderëve erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Tensionet në këtë pjesë, që banohet me shumicë serbe, nisën më 26 maj kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të tri komunave që të hyjnë në objektet komunale, përkundër kundërshtimit të serbëve lokalë.
Kryetarët e rinj të katër komunave në veri u zgjodhën më 23 prill, në zgjedhjet që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Të tjera
-
Dushan Janjiq: Secila viktimë në protestë do t’i faturohej Vuçiqit, e ka futur vetën në skenarin e Çausheskut
Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar protestat masive antiqeve...
-
Sonte pritet protestë në Shqipëri kundër mbylljes së TikTokut
Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga...
-
Gazetari Biberaj: Zëri i Amerikës u hesht sot në emër të burokracisë federale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë vendim që të kufizojë mediumin e ...
-
KFOR-i italian stërvitet kundër trazirave
Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikop...
-
“S’do të lejojmë të na privoni lirinë” – Nisin fjalimet e studentëve në Beograd
Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, ...
-
Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi
Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë...
-
Rrugët dhe sheshet e Beogradit të stërmbushura me protestues, MPB serbe: 107 mijë pjesëmarrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësim...
-
Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpalljen e rezultateve që nga 2010, menaxhim joadekuat me zvarritje të panevojshme
Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare t...
-
“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit
Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e ...
-
Protesta në Serbi: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore ...
-
Marko Gjuriq kapet duke e shikuar protestën nga dritarja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është filmuar duke par...
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...