Vuçiq: Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90

Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 27 February 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, para udhëtimit të tij në Bruksel, se do ta veprojë ashtu siç është më së miri për vendin e tij.
“Atyre që paraprakisht po përgatiten të na sulmojnë – sepse do të nënshkruajmë diçka, se do të jemi tradhtarë, dhe paraprakisht e dinë se jemi fajtorë, dhe se po kthehemi në vitet ‘90 – mund t’iu them të mos shqetësohen. Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.
Ai do të takohet në pasditen e së hënës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se, presin që Kurti dhe Vuçiq të pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.
Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.
Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Përveç propozimit të BE-së, Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut.
Thirrjen e njëjtë ia kanë bërë Kurtit edhe tre liderët evropianë – presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni – në një letër të nisur të dielën.
Duke e përmendur rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe arritjes së pajtueshmërisë, Macron, Scholz dhe Meloni, kanë thënë se janë të bindur që nga një përparim i tillë përfitojnë qytetarët, si dhe avancohet rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Kosovës, së fundi është duke iu rritur trysnia për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Mirëpo në BE nuk kanë asnjë dyshim që me pranimin e propozimit të BE-së, pranohet edhe obligimi për Asociacionin.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.
Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./rel

Të tjera
-
Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur sot pa rrymë për disa orë
Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa o...
-
Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se d...
-
Lushaku i reagon Kurtit pas korrigjimit të hartës: S’ke çka i këqyrë, je humbës i madh
Deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu tha so...
-
Gruaja nga Podujeva dërgohet në trajtim psikiatrik, tentoi t’i ngụlfas katër fëmijet e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, mesnatën e së dieles në Podujevë....
-
Kurti udhëton për në Hanover
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Hanover të Gjerman...
-
Një kosovar arrestohet në Itali, ishte dënuar me 12 vjet burgim për drọgë
Një 35 vjeçar nga Kosova u arrestua në Portin e Anconës nga policia italiane....
-
Kërkohet ndihmë për Alpin e vogël, vuan nga një sëmundje e rëndë
Familja Selmonmusaj nga Peja po kërkon ndihmë për Alpin e vogël, i cili vuan ...
-
Ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë, nga nesër deri më 30 shtator
Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës. ...
-
Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përjashtoi mund...
-
Osmani kujton mạsạkrat e Pastaselës dhe Burimit, kërkon drejtësi për viktimạt
Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës në Pa...
-
Vetëm në shkurt u regjistruan 1,018 ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan
Në muajin Shkurt 2025 gjithsej janë regjistruar 1,018 ndërmarrje të reja. Ndë...
-
Haradinaj, nderon martirët e Pastaselit dhe Burimit: Gjạku i tyre nuk u derdh kot
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar ku...