Vuçiq: Nga dy vende u parandalua që të kryhet çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 06 April 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të premten janë bërë përpjeke për të zgjidhur gjithçka për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, para takimit të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate këtë muaj, ku do të votohet për anëtarësimin apo jo të Kosovës.
Por sipas tij “përpjekjet u parandaluan falë ndërhyrjes së dy vende”.
“Ata u përpoqën dje, para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, dhe falë ndërhyrjes së dy vendeve, kjo nuk ndodhi”, tha Vuçiq të shtunën për gazetarë në Beograd.
Ai nuk i shpjegoi “përpjekjet”, e as nuk tregoi se cilat vende “e parandaluan atë”.
Vuçiq më 7 prill do të udhëtojë në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Ne po përballemi me ditë të vështira në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, në Kombet e Bashkuara, me presionin e ashpër nga rajoni, Evropa dhe bota për këtë çështje, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara”, tha Vuçiq.
Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës kah mesi i këtij muaji, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.
Serbia e ka vazhduar kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.
BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.
Vuçiq kërkoi nga Qeveria serbe më 4 prill ta formojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës shkruan REL.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...