Lajme

Vuçiq nesër takohet me Jens Stoltenberg, diskutohet per misionin e NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 16 May 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë nesër një vizitë pune në selinë e NATO-s.

Aty Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Agjenda e këtij takimi dypalësh pritet të përfshijë dialogun politik, partneritetin dhe mekanizmat praktikë të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe NATO-s.

-Advertisement-

Poashtu pritet të diskutohet lidhur me misionin e NATO-s dhe rolin e tij në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera