Lajme

Vuçiq nesër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 19 January 2018

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Kosovë dhe do ta vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.

Vuçiqi do të takohet me përfaqësuesit serbë nga Kosova dhe pastaj do ta vizitojë Fakultetin Teknik në Mitrovicën Veriore, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Presidentit serb.

Gjithashtu, Vuçiqi do të bisedojë edhe me qytetarët në Qendrën Kulturore në Llapllasellë, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera