Lajme

Vuçiq: Në vitin 2013 ndërkombëtarët më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 March 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013, para se të arrihej Marrëveshja e Brukselit, i kanë kërkuar që 2/3-at e policëve në veri të jenë shqiptarë.

Ai, në një intervistë për televizionin serb “Prva”, tha se ka pasë presion të madh ndërkombëtar që ta pranojnë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

I pari i Serbisë tha se kanë refuzuar këto dy kërkesa, pavarësisht presioneve për të cilat thotë se mund të shkruajë roman, dhe të njëjtat nuk janë përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar mes atëherë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq.

-Advertisement-

“Unë mund të shkruaj një roman për ato netë. Ata kërkuan që dy të tretat e policëve në veri të Kosovës të jenë shqiptarë dhe të jemi dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha ai duke shtuar se e mori një vendim tjetër krye në vete.

“Më pas ne refuzuam dhe filluan presionet e mëdha, por në fund ata pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte.
Vlerësova se mund të largoheshim nga këto kërkesa. Me gjithë presionet e tyre ishte vlerësimi im racional se mund ta bënim këtë”.

Presidenti serb në këtë intervistë tha se Serbia aktualisht është në një pozitë shumë të vështirë politike dhe ekonomike, duke shtuar se s’mund ta fshehë këtë shqetësim, edhe po të dojë./Klankosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera