Vuçiq në sulm për ta bindur Keninë të mos e njohë Kosovën, vjen reagimi i bashkëpunëtorit të Pacollit
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 17 October 2023
Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pas tentativës së presidentit serb Aleksander Vuçiq për ta bindur presidentin e Kenisë William Ruto, që Kenia të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Zyberaj ka ironizuar me Vuçiqin duke ia kujtuar që nuk është zëdhënës i Kenisë, sepse shprehet se këtë detyrë në Keni e kryen “një person fantastik”.
“Republika e Kenyas është shtet i fuqishëm dhe dinjitoz, me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare. Aleksandër Vuçiç nuk është absolutisht askushi që të flas në emër të Kenyas dhe të asnjë shteti tjetër. Presidenti Ruto me sa e di unë nuk e ka emëryar Vuçiçin zëdhënës sepse në atë detyre e ka një person fantastik”, shkruan Zyberaj.
Express raportoi se Vuçiq ka treguar nga Kina se ka pasur një bisedë me presidentin e Kenias dhe se i ka shprehur atij pritjet e Serbisë që shteti kenian të mos e njohë Kosovën.
Vuçiq ka thënë se ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka një ndikim shumë të madh në përpjekjen për të marrë njohjen nga Kenia.
“Kjo është për shkak të ndikimit të madh të z. Pacolli dhe qëllimit të tyre për të shpallur se Kenia do të njohë Kosovën e pavarur. Dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë,” ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...