Lajme

Vuçiq: Në janar e shkurt pres presion më të fortë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 31 December 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se fillimviti i 2024 do ta gjejë me presion më të ashpër për çështjen e Kosovës.

Sipas Vuçiqit, zgjidhja e problemit me Kosovën, duhet të ndodhë, para se të perëndimi të hyjë në ndonjë dialog me Ukrainën.

“Unë pres presione rreth Kosovës, sepse ata duhet të zgjidhin problemin e Kosovës, para se të hyjnë në ndonjë bisedë për Ukrainën. Ata nuk mund ta përballojnë atë’’.

-Advertisement-

”Ne ishim të shqetësuar për shumë gjëra. Për shembull, për tavolinat. Nga ana tjetër, interesi ynë është që Ballkani i Hapur të bëjmë më shumë para. Mendoj se ky vendim do t’i sjellë dobi popullit serb”.

Megjithatë ai për tvPrva, u shpreh se ka gjëra për të cilat nuk mund të flas publikisht.

”Kështu ne i shmangëm shumë gjëra dhe gracka për Serbinë, por unë do të mund të flas për këtë diku në të ardhmen. Në fillim të shkurtit pres presionet më të forta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera