Lajme

Vuçiq në inaugurim: Së bashku mund të lëvizim malet

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 24 June 2017

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri inaugurimin të premten në Beograd.

“Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me SHBA-në, por u krenohemi edhe marrëdhënieve të mira me Rusinë”, tha Vuçiq.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt në Pallatin e Serbisë në Beograd, i cili ka shërbyer si seli e qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

-Advertisement-

 Ceremonia u ndoq nga rreth 5,000 mysafirë, përfshirë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Delegacioni amerikan u kryesua nga Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, ndërsa ai rus nga zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin.

“Së bashku mund të lëvizim malet”, tha Vuciq para të pranishmëve.

Ai pason në postin e presidentit Tomisllav Nikolliqin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera