Lajme

Vuçiq në Bosnje diskuton për kufij dhe tregti me liderët boshnjakë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 08 September 2017

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar me liderë boshnjakë për të diskutuar rreth kufijve shtetërorë, tregtisë, infrastrukturës dhe qështjeve tjera ekonomike.

Tre anëtarë nga presidenca e Bosnjës, Dragan Covic, Mladen Icanic dhe Bakir Izetbegovic, kanë mirëpritur Vuçiqin në vizitën e tij të parë në Sarajevë.

Gjatë vizitës dyditore, është pritur që palët të diskutojnë qështje të rëndësishme që nga ndarja e Jugosllavisë dhe luftës së përgjakshme në Bosnje, përfshi këtu edhe qështje që lidhjen me komunitetin serb në Bosnje.

-Advertisement-

Në marrëveshjen e paqes në vitin 1995 e njohur si marrëveshja e Dajtonit, Bosnja ishte njohur si shtet, por mbeti e ndarë në dy shtete konstituive, nga federate myslimane e kroatëve dhe nga entiteti serb, Republika Srpska.

Para vizitës në Bosnje, presidenti Vuçiq është distancuar nga deklarata se “ai gjithmonë do ta respektojë Dodik, si president i Repubikës Srpska dhe të atij institucioni”.

Vuçiq shtoi se ai do e tregojë pozitën e Serbisë “ne respektojmë integritenin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk kemi pretendime ndaj këtij shteti dhe presim që as Bosnja dhe Hercegovina dhe asnjë shtet tjetër mos të ketë pretendime territoriale ndaj Serbisë”.

Mes tjerash, Vuçiq ka diskutuar heqjen e barrierave kufitare që kanë penguar tregtinë e lirë, ndërsa pritet që të lancojë disa projekte infrastrukturore lidhur me Republikën Srpska në Bosnjë, përfshi edhe autostradën Beogrda – Sarajevë, si dhe ndihma financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera