Lajme

Vuçiq ndërron mendje, niset drejt Tiranës për Samitin e BE’së

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 05 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë vendimin për të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për Serbinë, shkruan Euronews Serbia.

“Aty ka gjëra të mira për qytetarët tanë, do të kemi diskutime të mira për këtë dhe për shkak të 165 milionëve që do të marrim për energji. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën të kuptoj gjuhën e të dy palëve dhe nuk kemi bërë asgjë në të njëjtën kohë, më ka shkaktuar zemërim dhe inat dhe shpresoj të mos jenë të inatosur”, tha ai.

-Advertisement-

Vuçiq tha se vendimin e ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, kryeministren Ana Bërnabiç dhe me miq, presidentë të disa shteteve dhe kryeministra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera